Elbasani pa ujë! Defekti në tubacionin kryesor ndërpret furnizimin në qytet
Mungesa e ujit të pijshëm ka përfshirë të gjithë qytetin e Elbasanit, pas një defekti të rëndë në tubacionin kryesor të ujësjellësit. Problemi është konstatuar pranë Parkut Rinia, në linjën DN 400, duke detyruar ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë në të gjitha lagjet e qytetit. Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan ka njoftuar se ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve mirëkuptim deri në përfundimin e ndërhyrjes. Sipas parashikimeve zyrtare, furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë orëve të mbrëmjes, pasi të përfundojnë punimet në tubacionin kryesor.
Burimi:
ntv.al