No Image Available

“Balluku modeli më i keq”/ Peleshi komenton deklaratat e Spiropalit, por pranon një të vërtetë (E PLOTË)

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas deklaratave të Elisa Spiropalit për problematikat brenda Partisë Socialiste dhe kritikave të saj ndaj mënyrës së qeverisjes së Belinda Ballukut. I pyetur për qëndrimet e Spiropalit, e cila një natë më parë, në emisionin “Top Story”, e cilësoi Ballukun si modelin më të keq të qeverisjes, Peleshi shmangu komentet e drejtpërdrejta. Megjithatë, ai u ndal te një prej çështjeve të ngritura prej saj: mungesa e meritokracisë. Peleshi pranoi se meritokracia mbetet një sfidë për administratën publike, duke theksuar se nuk mund të pretendohet se është arritur një sistem plotësisht i bazuar te merita. Ai përmendi si hapa pozitivë portalet e punësimit në arsim, shëndetësi, polici dhe diplomaci, ndërsa tha se ky model duhet të shtrihet në të...