Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, dy të arrestuar
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit B. H., 34 vjeç dhe J. M., 33 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dje, u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke pritur një grup emigrantësh të cilët dyshohet se do t’i transportonin kundrejt pagesës, në drejtim të qytetit të Shkodrës, që të kalonin ilegalisht kufirin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.