Trafiku i drogës drejt Greqisë, dënohet me 7,4 vite burg ish-nëndrejtori i Kufirit në Korçë! Jepet verdikti edhe për bashkëpunëtorin

Trafiku i drogës drejt Greqisë, dënohet me 7,4 vite burg ish-nëndrejtori i Kufirit në Korçë! Jepet verdikti edhe për bashkëpunëtorin

Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.4 vite burgim ish-zv/drejtorin e Kufirit në qark, Stiljan Pasho, ndaj të cilit Prokuroria e Korçës, në fillim të vitit 2025, ngriti akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në dy episode në formën e bashkëpunimit me 4 persona të tjerë. Fillimisht, dënimi i dhënë nga gjyqtarët Valjona Haxhiraj, Eda Dika dhe Gentiana Shukullari për këtë zyrtar policie ishte me 11 vite burgim. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen e këtij dënimi në masën 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burgim. Vetë Pasho, gjatë procesit gjyqësor, nuk e ka pranuar akuzën e trafikut të drogës, duke pretenduar se ai vetëm kishte “shpërdoruar detyrën”. Por ky version nuk u konsiderua i...