Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës
I akuzuar për trafikimin e rreth 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës Eldi Dizdari i njohur dhe si Denis Matoshi është ekstraduar nga Dubai drejt Belgjikës dhe është transferuar menjëherë në qeli. Dizdari është dënuar me 10 vite burg nga autoritete belge për rolin e tij në trafikimin e drogës ai gjithashtu njihet me pseudonimin Shqiptari i gjatë. Grupi ku bënte pjesë Dizdari dhe Dritan Gjika u godit nga SPAK nën dyshimet për trafikim narkotikësh.
Burimi:
javanews.al