Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH, të sugjeroj dorëheqjen

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH, të sugjeroj dorëheqjen

Deputetja Jozefina Topalli ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për indiferencën e tij lidhur me akuzat penale dhe masën e sigurisë ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Nga foltorja e Kuvendit, Topalli deklaroi se Peleshi, si numri dy i Republikës, duhet të mbajë një qëndrim për situatën. “Kush e mbron Republikën, kur këta që duhet ta mbrojnë janë në mbrojtje të krimit? Krimi mund të përballet me kriza politike institucionale, po kur shembet themeli i Republikës, shteti ka pushuar së ekzistuari. Është zhdukur kufiri i shtetit dhe krimit të organizuar”, u shpreh Topalli. Ajo vijoi akuzat duke deklaruar se situata aktuale është pjesë e një agjende që ka nisur prej vitesh. “Ju mund të jeni të rinj, por kjo që ndodh sot...