
Zjarr i madh në Tragjas të Vlorës, era e fortë rëndon situatën! Tre mjete zjarrfikëse dhe 12 punonjës drejt vendit të ngjarjes
👁959
Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas të Vlorës.
I ndihmuar dhe nga era e fortë, zjarri po përparon me shpejtësi.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur mjetet e zjarrfikëses dhe forca për të bërë të mundur shuarjen.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të erërave të forta.
Drejt zonës ku është zjarri në afërsi te fshatit Tragjas janë nisur tre mjete të zjarrfikësve dhe 12 punonjës.
Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, deri tani nuk ka raportim për rrezik banesash apo godina të tjera, veçse ullishte, shkurre dhe pemtari.
Top Channel
Burimi