Zgjedhjet në Himarë/ Partitë afat deri më 15 korrik që të regjistrohen, kandidatët deri më …, zbardhet projekt vendimi që pritet të miratohet nesër në KQZ
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë është parashikuar të fillojë më datë 26 korrik 2024, sipas projekt vendimit që pritet të miratohet nesër në KQZ.
Afati i regjistrimit të partive politike është deri më 15 korrik, koalicionet kanë afat deri më 19 korrik për t’u regjistruar, ndërsa kandidati deri më 22 korrik.
Referuar nenit 77 të Kodit Zgjedhor, fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.
Duke qenë se afati 30 ditor nga dekretimi i zgjedhjeve është shumë i ngushtë, kohëzgjatja e fushatës zgjedhore prej 9 ditësh kushtëzohet nga afati i krijimit të KZAZ-ve, regjistrimit të subjekteve zgjedhore, komiteteve nismëtare, koalicioneve dhe kandidatëve.
Dokumenti për afatet-procedurale-zgjedhje-Himare-2024.
Top Channel
Burimi