
Vodhën banesën me qira të tri shtetaseve turke, arrestohen 4 persona/ Gjatë kontrollit në shtëpi policia gjen kanabis
Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, për shkak se kishin vjedhur me dhunë një shumë parash dhe celularë në një shtëpi të marrë me qira nga tre shtetase të huaja.
Në pranga u vu dhe njëra nga shtetaset e huaja pasi posedonte një sasi lënde narkotike kanabis që u gjet në këtë banesë, ndërsa dy të tjerat u proceduan penalisht për moskallëzim krimi.
Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit: S. Z., 20 vjeç dhe O. Z., 18 vjeç (vëllezër); Xh. S., 20 vjeç dhe S. S., 18 vjeç (vëllezër).
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash dhe 2 celularë, në banesën e marrë me qira nga 3 shtetaset turke.
Në vijim të veprimeve u bë dhe arrestimi i shtetases turke M. M., 24 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të banesën e marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
Gjithashtu u sekuestruan 3350 euro, lënda narkotike, një armë e ftohtë, automjeti i përdorur gjatë vjedhjes dhe 4 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel
Burimi