Vaji fuqiplotë i karafilit – Përdorimet dhe Vlerat për Organizmin

Vaji fuqiplotë i karafilit – Përdorimet dhe Vlerat për Organizmin

Erëzën e karafilit (Eugenia caryophyllata) e gjejmë në formën fillestare si gonxhe të luleve rozë të kësaj bime popullore. Gonxhet thahen deri sa të marrin ngjyrën kafe dhe më pas grihen si pluhur, duke u përdorur në gatim. Prej tyre nxirret edhe vaji esencial që përdoret për një sërë kurash mjekësore. Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se në ndryshim nga erëzat e tjera, karafili mund të mblidhet gjatë gjithë vitit duke i dhënë njerëzimit një sërë vlerash të rëndësishme shëndetësore.

Përdorimet e vajit të karafilit
Një studim i kryer në këtë fushë, provoi që eugenoli tek vaji i karafilit është në të vërtetë një anti-inflamator i fuqishëm. Studimi tregoi se dozat e vogla të eugenolit munden ta mbrojnë mëlçinë nga sëmundjet, ndërkohë që eugenoli mundet të mposhtë inflamacionin dhe oksidimin e qelizave që shkaktojnë plakje. Fuqia e vajit të karafilit e bën të detyrueshme përzierjen e tij me një vaj tjetër mbartës siç mund të jetë vaji i arrës së kokosit ose vajra të tjerë të butë. Kjo përzierje është e vlefshme për periudha të shkurtra dhe mund të konsumohet deri në dy javë.

Vlerat shëndetësore të vajit të karafilit janë të shumëfishta.
Ai mbron mëlçinë, lëkurën, flokët dhe gojën. Karafili përmban 30 herë më shumë antioksidantë se boronicat. Antioksidantët janë molekula që mbajnë nën fre dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira përfshirë shkatërrimin e qelizave apo kanceri. Studimet kanë treguar se antioksidantët ngadalësojnë plakjen, degjenerimin e qelizave dhe mbrojnë organizmin nga bakteret dhe viruset.
Antioksidantët dhe eugenoli i japin me të drejtë karafilit titullin e erëzës së plotfuqishme. Ndaj nëse karafilin ose vajin e tij e bëni pjesë të regjimit tuaj të ushqyerjes, do të keni mundësi të rrisni nivelet e antioksidantëve. Vajin e karafilit mund ta spërkasni edhe në shtëpi, për të pastruar ajrin. Me të mund të lyeni mishrat e dhëmbëve, ose ta përfshini në deodorant, pastrues, pastë dhëmbësh etj. Nëse jeni të ekspozuar ndaj vatrave të gripit, përzieni vajin e karafilit me vaj të arrës së kokosit dhe vendoseni në qafë dhe në kraharor për mbrojtje natyrale./AgroWeb

Top Channel
Burimi