Uthulla e ngrohtë e mollës/ Përdorimet si antibiotik dhe përfitimet për shëndetin

Uthulla e ngrohtë e mollës/ Përdorimet si antibiotik dhe përfitimet për shëndetin

Përdorimet e uthullës së mollës si antibiotik datojnë që në vitin 400 Para Erës sonë. Uthullës i janë thurur lavde nga shumë ekspertë, madje edhe nga vetë Hipokrati i njohur si Ati i Mjekësisë. Në ditët e sotme uthullën e gjejmë në variante të larmishme: të papasterizuar, të filtruar e të holluar.

Uthulla e pafiltruar e mollës, ajo që përmban lëndën e trashë që njihet si ‘nëna’, është lëngu më i mirë dhe i shëndetshëm për organizmin. ‘Nëna’ është një masë ngjyrë kafe që rri në fund të shishes së mbushur me uthullën e mollës. Fuqitë e saj kundër mikrobeve, mykut dhe baktereve besohet të jenë të mëdha..
Duke qenë se ka përmbajtje të lartë acidike, rekomandn që uthulla të pihet duke u tretur në ujë. Një-dy lugë gjelle uthull molle treteni në një gotë ujë të ngrohtë 250 ml.

Uthulla e Ngrohtë e Mollës Dhe Përdorimet Për ShëndetinStudimet të cilave u referohet shprehen se uthulla e tretur në ujë të ngrohtë dhe e pasuruar me mjaltë jo vetëm që shijon shumë por ofron edhe vlera të rëndësishme për trupin.
Diabeti
Përdorimi i uthullës së ngrohtë mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës pas vakteve. Studimet tregojnë se nëse uthulla pihet në mbrëmje, të nesërmen nivelet e glukozës në gjak bien me 4%.
Kolesteroli
Të shumtë janë ata që e pijnë uthullën e tretur në ujë para apo gjatë vakteve. Ata e bëjnë këtë në përpjekje për të ulur kolesterolin në gjak. Ekspertët e mjekësisë popullore thonë se amino acidet që gjenden tek uthulla kanë një efekt neutralizues ndaj kolesterolit.
Rënia Nga Pesha
Një studim suedez sugjeron se pirja e uthullës së tretur në ujë të ngrohtë ju bën të ndiheni më të ngopur. Kësisoj, ky lëng i formuar nga uji i ngrohtë, uthulla dhe mjalti pengon konsumin e tepruar të ushqimeve. Duke mos e tepruar me ushqimin, njeriu e ka më të lehtë që të humbasë në peshë. Në këtë mënyrë, uthulla bëhet aleat në përpjekjet tuaja për të humbur kilogramët e tepërt.
Përfitime Të Tjera
Uthulla ka tendencën të përmirësojë tretjen dhe të shmangë diarenë dhe konstipacionin. Disa ekspertë besojnë se amino acidet që gjenden tek uthulla ndihmojnë organizmin të përthithë më mirë ushqyesit, veçanërisht kalçiumin./AgroWeb.

Top Channel
Burimi