![Universi “dërgon sinjale”! Teleskopët zbulojnë një valë radioje masive](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/universi-dergon-sinjale-teleskopet-zbulojne-nje-vale-radioje-masive_67a6ba057e6ca.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Universi “dërgon sinjale”! Teleskopët zbulojnë një valë radioje masive
Në mbarë botën, teleskopët regjistruan njëherazi një valë gjigande radioje që rrjedh nga një kuazar që daton në 1 miliard vitet e para të universit.
Kuazari është një lloj i rrallë galaktike jashtëzakonisht i ndritshëm me një vrimë të zezë tejet masive në qendër.
Sa dyfishi i shtrirjes së galaktikës tonë, Rruga e Qumështit, kjo valë radioje është më e madhja e zbuluar ndonjëherë kaq herët në historinë e universit, pohuan astronomët.
Ata shpjegojnë se ndonëse valë të tillë nuk janë diçka e rrallë në kozmos, ato kanë qenë kanë qenë të pakapshme në universin e largët të hershëm, deri më tani, për shkak të sfondit të errët të mikrovalëve të mbetura nga fenomeni i krijimit, Big Bang.
“Arsyeja pse mund të vëzhgohet nga Toka, edhe pse është kaq larg, është madhësia ekstreme e objektit”, tha përmes një deklarate Anniek Gloudemans me “NoirLab” pranë Fondacionit Kombëtar të Shkencës, sipas VOA-s. Observatorët në Evropë, Havai dhe Teksas kontribuuan në studimin e publikuar në “Astrophysical Journal Letters”.
Vala e radios me dy tehe vlerësohet të ketë një shtrirje prej të paktën 200,000 vite dritë. Një vit dritë është rreth 9.3 trilion kilometra.
I zbuluar disa vite më parë, kuazari që lëshon këtë valë gjigante radioje u formua kur universi kishte rreth 9% të moshës aktuale, ose brenda 1.2 miliardë viteve të para.
Top Channel
Burimi