Uji më i kaltër në botë ndodhet në plazhin shqiptar, revista e huaj: Nëse doni ta shihni, rezervoni sa më parë fluturimin!

Uji më i kaltër në botë ndodhet në plazhin shqiptar, revista e huaj: Nëse doni ta shihni, rezervoni sa më parë fluturimin!

Revista e njohur Travel+Leisure  i ka kushtuar një artikull promovues vendit tonë, teksa nxjerr në pah se sipas kërkimeve nga rezultuar se plazhi me ujin më blu në botë gjendet në Europë dhe përkatësisht në Sarandë.

Sipas revistës, grupi CV Villas analizoi rreth 200 plazhe përreth botës, duke përdorur kodin RGB të ngjyrës dhe duke e kryqëzuar atë me kodin YInMn Blue ose bluja më e thellë që ekziston, e cila u zbulua në vitin 2009, nga shkencëtarët e Oregon State University në SHBA.
Hulumtimi nxori se Plazhi Pasqyra në jugun e Shqipërisë është plazhi me ujin më blu në botë. Revista thote se Plazhi Pasqyra është vetëm 12.4 pikë (ose gradacione) larg nuancës YInMn Blue, çka e vendos atë të parin në listë, ndjekur nga Plazhi i Gjatë (Paralia Mpouka) në Greqi, në vendin e dytë me 13.6 pikë larg YInMn Blue, e pastaj Kassiopi po në Greqi në vendin e tretë dhe Plage de la Vernette në Francë e Plazhi Kaputaş në Turqi përmbyllin pesëshen e më të mirëve.

“Morali i kësaj historie”, përfundon revista, “është se nëse dëshironi të shihni disa ujëra vërtet të kaltër, rezervoni sa më parë një fluturim për në Shqipëri dhe në Greqi”.
Linkun origjinal të artikullit e ka postuar në Facebook edhe kryeministri Edi Rama.

 

Top Channel
Burimi