Uji i patëllxhanit – zgjidhje për kolesterolin, zemrën, mëlçinë

Uji i patëllxhanit – zgjidhje për kolesterolin, zemrën, mëlçinë

Por gjithashtu përmban dhe një sasi të konsiderueshme kaliumi i cili ndihmon trupin që të pastrojë veshkat nga mineralet e dëmshme.

Uji me patëllxhan është një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur nën kontroll nepsin e shfrenuar por edhe për të pastruar organizmin nga toksinat e dëmshme.
Ai është efikas për të mbajtur nivelet e kolesterolit nën kontroll, një aspekt shumë i rëndësishëm, duke pasur në konsideratë rolin negativ të kolesterolit në organizëm.

Akumulimi i yndyrnave në trup shkakton probleme kronike siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti, dhimbjet e kyçeve e të tjerë.
Uji me patëllxhan është një mënyrë natyrale për të pastruar enët e gjakut dhe për të humbur në peshë.
Kjo pije është e pasur me fibër dhe antioksidantë që e nxisin organizmin të djegë më shumë kalori dhe të eliminojë lipidet e dëmshme.
Përfitimet e Ujit Me Patëllxhan
Një nga avantazhet e të pirit këtë ujë është se kjo pije ka efekt diuretik që zbraz lëngjet e akumuluara dhe lufton inflamacionin.
Falë vitaminës E, uji me patëllxhan promovon një sistem më të mirë qarkullimi dhe ul gjasat e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.
Uji me patëllxhan është i pasur me kalium dhe sodium, dy minerale që nëse merren në sasitë e duhura përmirësojnë shëndetin e sistemit nervor dhe kardiovaskular.
Fibra tek ky ujë përmirëson lëvizjet e zorrëve dhe parandalon shfaqjen e konstipacionit.
Një cilësi tjetër e kësaj pijeje është se patëllxhani mbron mëlçinë nga yndyrnat e tepërta.
Kjo pije e pasur me hekur konsiderohet një suplement i jashtëzakonshëm për ata që vuajnë nga anemia dhe problemet me imunitetin.
Si Ta Përgatisni Pijen E Shëndetshme

Përbërësit:
1 patëllxhan mesatar
Lëngu i një limoni
1 litër ujë
1 enë qelqi
Përgatitja:
Shpëlajeni patëllxhanin me ujë të bollshëm.
Më pas lëreni për pak minuta në një tas të mbushur me ujë dhe sodë buke ose uthull molle.
Prijeni patëllxhanin në kubikë ose feta dhe hidhini në një kavanoz të thellë qelqi.
Shtoni ujin dhe lëngun e limonit.
Mbylleni kapakun dhe kavanozin futeni në frigorifer.
Si Ta Konsumoni
Për të pastruar organizmin, këtë pije duhet ta konsumoni për të paktën shtatë ditë me rradhë çdo muaj.
Ju mund ta konsumoni edhe tre herë në javë ose atëherë kur nepsi është i papërmbajtshëm.
Ju mund të konsumoni nga një gotë me këtë lëng përpara çdo vakti.
Metabolizmi është i ndryshëm tek çdo njeri ndaj kura nuk funksionon në të njëjtën mënyrë tek të gjithë.
Tregoni kujdes!
Patëllxhani nuk mund të konsumohet i pagatuar dhe në sasi të mëdha për shkak të alkaloidit që shkakton të vjella dhe diare./AgroWeb

Top Channel
Burimi