U kallëzua për shpërdorim detyre mbi mikrokreditë, GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen ndaj Guvernatorit Gent Sejko

U kallëzua për shpërdorim detyre mbi mikrokreditë, GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen ndaj Guvernatorit Gent Sejko

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i ka lënë 3 muaj kohë SPAK-ut që të hetojë Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në lidhje me skandalin e mikrokredive.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Gjykata e Tiranës ia delegoi Gjykatës së Posaçme, duke shprehur moskompetencë për pushimin e çështjes.
Prokuroria e Posaçme paraqiti në GJKKO kërkesën për pushimin e kallëzimit ndaj Sejkos, ndërsa kjo e fundit e quajti të pavlefshëm.

Gjykata e Posaçme caktoi seancën gjyqësore paraprake më datë 16.10.2024 ora 10:00.
Sipas njoftimit, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 11.06.2024, Nr. Regj.Them 90, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me objekt: Kërkohet pushimi i çështjes penale nr.1360/2022 të regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” së parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 75/a; 128, 128/a, pika 1, shkronja “b”, 131/2, 332/b e vijues të Kodit të Procedurës Penale si dhe ligjit nr. 95 datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionin e institucioneve për të luftuar Krimin e Organizuar”, me vendimin Nr. 90, datë 10.07.2024, vendosi:
1. Deklarimin e pavlefshmërisë absolute të aktit “Kërkesë për pushimin e procedimit penal nr.1360, të vitit 2022 të Prokurorit, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, që ka si objekt hetimin e vepës penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj të kallëzuarit Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
2. Kthimin e akteve të procedimit penal nr.1360/2022 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve, prokurores Dorina Bejko, në Prokurorinëe Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
3. Veprimet hetimore të urdhëruara në pjesën arsyetuese të këtij vendimi duhet të kryhen brenda 3 (tre) muajve.
4. Caktimin e seancës gjyqësore paraprake datë 16.10.2024, ditë e mërkurë, ora10:00.
5. Urdhërohet sekretaria e gjykatës t’i njoftojë vendimin Drejtuesit tëProkurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
6. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar brenda afatit ligjor.

Top Channel
Burimi