
Trump telefonon Putinin, Shtëpia e Bardhë nxjerr detaje: Po shkon mirë, ende…
Presidenti amerikan, Donald Trump është duke folur me homolog rus, Vladimir Putinin nga Zyra Ovale që prej orës 14:00, me orën lokale, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.
“Telefonata po shkon mirë dhe është në progres“, tha Ndihmësi i Presidentit dhe Zëvendës Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Kjo është telefonata e dytë e dy liderëve botërorë që pas marrjes së mandatit të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë nga Trump. Pak ditë pasi mori detyrën, presidenti amerikan zhvilloi një sërë telefonatash me liderët botërorë, duke përfshirë një me presidentin rus Vladimir Putin dhe një tjetër me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Kremlini tha se ishte një bisedë “pozitive dhe konstruktive” pasi të dy liderët ranë dakord të fillonin negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kjo telefonatë e papritur befasoi botën, ndërsa këtë herë, liderët e tjerë botërorë patën mundësi të flasin me Trump paraprakisht.
Presidenti francez Macron dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Starmer konfirmuan se ata folën me Trump në fillim të kësaj jave, duke i theksuar që Ukraina duhet të vihet në “pozitën më të fortë të mundshme”.
Top Channel
Burimi