“Trump është i përkushtuar për zgjidhjen e konfliktit”, Macron: I takon Rusisë të provojë se dëshiron paqe

“Trump është i përkushtuar për zgjidhjen e konfliktit”, Macron: I takon Rusisë të provojë se dëshiron paqe

Presidenti amerikan, Donald Trump është i përkushtuar ndaj kushteve që duhet të përmbushen nga Rusia për një armëpushim 30-ditor, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

Presidenti francez tha në një postim në X se i takon Rusisë të provojë se dëshiron vërtet paqe.
Ai gjithashtu zbuloi se kishte folur me Volodymyr Zelenskyy për thirrjen e tij me Trump dje.
“Mjaft vdekje. Mjaft jetë të shkatërruara. Mjaft shkatërrim.
Armët duhet ‘të heshtin’. Abuzimet dhe sabotimet duhet të ndalen. Fëmijët ukrainas të dëbuar duhet të ribashkohen me familjet e tyre. Këto janë të gjitha kushte që Rusia duhet t’i përmbushë dhe unë e di përkushtimin e Presidentit Trump për këtë.
Tani duhet të ecim përpara me të gjithë partnerët tanë për të paraqitur një plan konkret paqeje.
Një plan paqeje që ofron garanci solide sigurie për Ukrainën. Një plan paqeje që garanton paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe Europë. Një plan paqeje që pengon Rusinë të sulmojë përsëri”, shkroi Macron.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente