
Trazirat në Beograd/ Policia arreston një person, kërcënoi se do të hidhte në erë godinën e presidencës
👁1406
Mijëra studentë kanë dalë në rrugët e Beogradit këtë të shtunë për një protestë të madhe në kryeqytetin serb.
Trazirat kanë ndodhur menjëherë në të gjithë qytetin, teksa shumë protestues janë përplasur me forcat policore.
Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, një person është arrestuar, pasi ka kërcënuar se do të hidhte në erë godinën e presidencës.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, gjatë kontrollit nuk janë gjetur mjete shpërthyese.
Studentët në bllokadë, ndër të tjera, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.
Top Channel
Burimi