Transportonte kartonë nga Tirana në Kukës, merr flakë trajleri në “Rrugën e Kombit”

Transportonte kartonë nga Tirana në Kukës, merr flakë trajleri në “Rrugën e Kombit”

Mbrëmjen e sotme një trajler është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit teksa transportonte kartonë picash nga Tirana në Kukës

Sipas burimeve bëhet me dije se flakët kanë përfshirë pjesën e pasme të trajlerit ku ishte edhe ngarkesa, ndërsa koka e tij nuk është djegur, pasi dy automjete të zjarrfikëses së Kukësit i janë përgjigjur thirrjes në kohë duke neutralizuar flakët.
Përpos dëmeve materiale të ngarkesës është dëmtuar edhe pjesa e pasme e trajlerit.
Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimorë po punon për të zbardhur shkaqet që kanë shkaktuat zjarrin në mjet.

 

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente