“Tragjedia në Koçan zbulon skandalin”, media maqedonase: VMRO fsheh paligjshmërinë e klubeve të natës!

“Tragjedia në Koçan zbulon skandalin”, media maqedonase: VMRO fsheh paligjshmërinë e klubeve të natës!

59 persona humbën jetën dhe 155 të tjerë u plagosën si pasojë e zjarrit në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Në regjistrin e licencave nuk figuron asnjë klub në Strumicë. Mirage Club, në pronësi të Velimir Gogov, anëtar i sigurimit të Hristijan Mickoskit, ka operuar ilegalisht që nga vera e vitit 2024, pa asnjë leje.
Pas tragjedisë në diskotekën PULS në Koçan, ku u vunë në pikëpyetje siguria dhe kushtet e funksionimit, VMRO po përpiqet të zhdukë gjurmët, shkruajnë mediat maqedonase. Mbrëmjen e djeshme, diskotekat CODE në Vinicë dhe Mirage Club në Strumicë u boshatisen në heshtje, sikur të mos kishin ekzistuar kurrë, pikërisht sepse kanë operuar jashtë ligjit.
Sakaq ngihet pyetja se kush do të mbajë përgjegjësi për tragjedinë.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente