Tentoi të bëjë pagesa nëpërmjet kartave virutale, ndalohet 25-vjeçari! I sekuestrohet makina, dy celularë, laptopi dhe paratë

Tentoi të bëjë pagesa nëpërmjet kartave virutale, ndalohet 25-vjeçari! I sekuestrohet makina, dy celularë, laptopi dhe paratë

Një 25-vjeçar banues në Franë është ndaluar nga policia pasi tentoi të bëjë blerje dhe pagesa të ndryshme me karta virtuale. 

L. G., akuzohet për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal. Atij i janë sekuestruar 1 automjet, 2 celularë, 1 lap-top dhe 420 euro.
“Seksioni për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Virtual shade”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në intitucione të ndryshme financiare që operojnë vendin tonë.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel
Burimi