Të akuzuar për mashtrim me Call Center, GJKKO jep vendimet për 13 të pandehurit. U vodhën 7 milionë euro
GJKKO ka dhënë vendimet për 13 të akuzuarit për mashtrim me vlerë rreth 7 milion euro të shtetasve gjermanë përmes call center-ave.
Erjon Kasmi, që konsiderohet personi kyç i një grupi kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të strukturuar kriminal është shpallur fajtor dhe është dënuar me 7 vite e katër muaj burg.
Ai së bashku më 12 persona të tjerë dyshoheshin se kanë mashtruar nëpërmjet thirrjeve telefonike qytetarë gjermanë duke u zhvatur eurot. Për bashkëpunëtorin e tij Xhulian Xhafën Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim.
Ndërsa të akuzuarit Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi, GJKKO i ka deklaruar të pafajshëm.
Organi i akuzës ka sekuestruar më herët disa llogari bankare të të akuzuarve si dhe disa pasuri të paluajtshme.
Njoftimi i plotë i GJKKO
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë11.2023 Nr. Regj.Them. 38/123, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me objekt: Gjykimin e çështjes penale në lidhje me procedimin penal nr.300 të vitit 2021 ndaj të pandehurve: Erjon Kasmi, Xhulian Xhafa, Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj Erjon Bani dhe Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 190, 379, 380, 389, 380, 388 të Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 1/c, 28/4, 47-50, 55, 143/b/2, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43, datë 08.07.2024, vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Kasmi për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, pg 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Kasmi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Erjon Kasmi dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Erjon Kasmi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Erjon Kasmi do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Xhafa për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, pg 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Xhafa, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Xhulian Xhafa dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Xhulian Xhafa i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Xhulian Xhafa do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Anduel Gjergji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Anduel Gjergji me vendimin 313, datë 21.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ariol Zenuni, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Ariol Zenuni me vendimin 60, datë 15.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Emion Orizaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Emion Orizaj me vendimin 60, datë 15.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Eris Kurila, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Eris Kurila me vendimin 60, datë 15.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Evis Mahmutaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Evis Mahmutaj me vendimin 60, datë 15.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ilir Shkurti, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Ilir Shkurti me vendimin 132, datë 18.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Denada Bardhi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurës Denada Bardhi me vendimin 136, datë 20.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Indrit Tila, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Indrit Tila me vendimin 132, datë 18.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Klevin Molla, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Klevin Molla me vendimin 132, datë 18.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Skerdi Llupi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Skerdi Llupi me vendimin 136, datë 20.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ermir Shehu, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Ermit Shehu me vendimin 132, datë 18.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në bazë nenit 190, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale, t’i kthehen personave që i’u përkasin, pasi nuk u provua se janë produkte të veprës penale, sendet e sekuestruara me vendimet e Prokurorit (me datë 24.05.2023, 13.06.2022, 05.07.2022), si më poshtë:
Llogari në Bankën Kombëtare Tregtare, në emër të te pandehurit Erjon Kasmi, si më poshtë:
*** gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 13.056.701,58 (trembëdhjetë milionë e pesëdhjetë e tre mijë e shtatëqind e një presje pesëdhjetë e tetë) lekë.
*** në monedhën ”Euro”, në emër të Erjon Kasmi, e cila ka gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 276.375,65 (dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e shtatëdhjetë e pesë presje gjashtëdhjetë e pesë) euro.
*** në monedhën ”Euro”, në emër të Erjon Kasmi, e cila ka gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 96.136,03 (nëntëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e tridhjetë e gjashtë presje zero tre) euro.
Llogari në bankën ***, aktualisht *** Bank, llogaria ***, me gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 6.586.282,14 (gjashtë milionë e pesëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e tetëdhjetë e një presje katërmbëdhjetë) lekë.
Llogari në Bankën ***, si më poshtë:
Llogari rrjedhëse nr.*** me gjendje në momentin e sekuestrimit 146.871,67 (njëqind e dyzet e shtatë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e një presje gjashtëdhjetë e shtatë) lekë.
Llogari rrjedhëse nr. *** me gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 146.871,67 (njëqind e dyzet e shtatë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e një presje gjashtëdhjetë e shtatë) lekë.
Llogari në Bankën *** Bank, llogaria me nr. ***, me gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 11.986,12 (njëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë presje dymbëdhjetë) Euro.
Llogari në bankën ***, llogaria me IBAN *** me gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 159.927,05 (njëqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë presje zero pesë) euro dhe depozita e çelur pranë kësaj banke në datë 17.09.2020 në shumën 30.000 euro.
Pasuria “Ndërtesë” me numër ***, Vol.65, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID ***.
Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.61, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi mr NID ***.
Pasuria “Njësi” me numër ***, Vol.19, Fq.**, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** ;
Pasuria “Garazh” me numër ***, Vol.25, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,
Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.*** Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,
Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,
Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.**, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID ***,
Pasuria “Garazh” me numër ***, Vol.32, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID ***,
Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID ***,
Pasuria “Truall” me numër ***, Vol.*, Fq.**, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID ***,
Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.63, Fq.***, ZK.***Durrës, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,
Pasuria “Pemëtore” 100 m2 me numër ***, Vol.**, Fq.**, ZK.*** Sarandë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me ***,
Pasuria “Pemëtore” 1000 m2 me numër ***, Vol.**, Fq.**, ZK.*** Sarandë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,
Pasuria “Pemëetore” 1000 m2 me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.***Sarandë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,
Pasuria “Pemëtore” 1000 m2 me numër ***, Vol.**, Fq.**, ZK.*** Sarandë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,
Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.**, ZK*** Kavajë, në emër të Xhulian Etem Xhafa me NID *** dhe Suada Mustafa Tila me NID ***,
Pasuria “Garazh” me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Xhulian Etem Xhafa me NID *** dhe Suada Mustafa Tila me NID ***,
Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Xhulian Etem Xhafa me NID *** dhe Suada Mustafa Tila me NID ***,
Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.***Tiranë, në emër të Xhulian Etem Xhafa me NID *** dhe Suada Mustafa Tila me NID ***,
Në bazë të nenit 190, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, sendet e tjera të sekuestruara prova materiale t’i kthehen prokurorit në kuadër të procedimit të ndarë 300/1 të vitit 2021.
Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, si dhe shpenzimet gjyqësore të parapaguara nga shteti, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë, në mënyrë solidare.
Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Top Channel
Burimi