![Si drejtori i shkollës artistike arriti të arratisej kur pikasi policinë, kaloi avllinë dhe…./ Top Channel zbardh dosjen, ranë në pranga 15 persona, tre ende në kërkim](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/si-drejtori-i-shkolles-artistike-arriti-te-arratisej-kur-pikasi-policine-kaloi-avlline-dhe-top-channel-zbardh-dosjen-rane-ne-pranga-15-persona-tre-ende-ne-kerkim_668bfcc645dd5.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Si drejtori i shkollës artistike arriti të arratisej kur pikasi policinë, kaloi avllinë dhe…./ Top Channel zbardh dosjen, ranë në pranga 15 persona, tre ende në kërkim
👁16040
Drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, Dashamir Mehmeti është një prej tre personave që nuk u arrestuan gjatë operacionit “Summer” një ditë më parë.
Ai nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pistoletë.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi shkruhet se: në momentin që shërbimet e policisë kanë shkuar në banesën e Dashamir Mehmetit, ai ndodhej në oborr dhe sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap duke kaluar avllinë e banesës në drejtim të banesave të tjera në lagje duke humbur nga sytë e policisë.
Top Channel
Burimi