![Shtyhet Kongresi Zgjedhor i PS-së, ja kur do të mbahet](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/shtyhet-kongresi-zgjedhor-i-ps-se-ja-kur-do-te-mbahet_668b99f1bca22.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Shtyhet Kongresi Zgjedhor i PS-së, ja kur do të mbahet
👁1333
Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila vendosi kandidatin për zgjedhjet e Bashkisë së Himarës.
Ndërkohë Kryesia e PS ka vendosur shtyrjen e Kongresit zgjedhor më 27 korrik, teksa fillimisht ishte planifikuar që të mbahej më 20 korrik.
Partia Socialiste zgjodhi kandidatin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të Himarës me 4 gusht, Vangjel Tavo-n.
Mbledhja e Kryesisë Socialiste zgjati pak minuta, ku anëtarët votuan me unanimitet të plotë për Tavo-n.
Top Channel
Burimi