Shtëpia e Bardhë kritikon gjyqtarët që bllokojnë urdhrat e Trump: Përpjekje të qarta partizanë për të penguar axhendën e presidentit

Shtëpia e Bardhë kritikon gjyqtarët që bllokojnë urdhrat e Trump: Përpjekje të qarta partizanë për të penguar axhendën e presidentit

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, kritikoi gjyqtarët e vendit duke thënë se ata “po veprojnë gabimisht” dhe janë “aktivistë partiakë nga gjykata” që po përpiqen të pengojë axhendën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Ajo hodhi poshtë sugjerimin se gjyqtari, James Boasberg mund të marrë  përfundimisht vendim në favor të dëbimeve të administratës Trump.
“Nuk ka të bëjë fare me mosmarrëveshjen me presidentin për politikën, është në mospajtimin me Kushtetutën dhe ligjin dhe po përpiqet të pushtojë autoritetin e degës ekzekutive të këtij vendi. Është arsyetim i pabazë për këto urdhra, dhe është një përpjekje e qartë e këtyre gjyqtarëve për të ngadalësuar dhe penguar axhendën e presidentit”, tha Leavitt.
Nga dita kur Boasberg bllokoi përkohësisht fluturimet e dëbimit të administratës në El Salvador, anëtarët e administratës, duke përfshirë Trump dhe Zëvendës Shefin e Shtabit, Stephen Miller, kanë kritikuar gjyqtarin e qarkut, madje kanë bërë thirrje për shkarkimin e tij.
Leavitt gjithashtu shfrytëzoi rastin për të kritikuar gjyqtarë të tjerë që kanë penguar pjesë të agjendës së brendshme të Trump, duke përfshirë gjyqtarët që ndaluan përkohësisht ndalimin vendimin për anëtarët transgjinor të mos merrnin pjesë në ushtri dhe shpërbërjen e USAID-it.
“Nëse shikoni urdhrat me të cilat është përballur presidenti, dëbimi i terroristëve të huaj nga atdheu ynë, punësimi dhe shkarkimi i punonjësve të degës ekzekutive. Ju mund të shihni gjithashtu një urdhër nga një gjyqtar aktivist partizan kur bëhet fjalë për Sekretarin e Mbrojtjes që përpiqet të përcaktojë gatishmërinë e trupave tona dhe kualifikimet e trupave në forcat tona të armatosura. A mund të ketë një gjykatës qarku më shumë autoritet se komandanti i përgjithshëm dhe Sekretari i Mbrojtjes për të përcaktuar se kush duhet të shërbejë në Forcat tona të Armatosura të Shteteve të Bashkuara?”, përfundoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente