Shpërthimi me tritol gjatë natës në Lezhë, zbardhen detaje, lokali në pronësi të 47-vjecarit (EMRI)

Shpërthimi me tritol gjatë natës në Lezhë, zbardhen detaje, lokali në pronësi të 47-vjecarit (EMRI)

Zbardhen detaje nga shpërthimi me tritol gjatë natës në një lokal në Lezhë.

Top Channel mëson se lokali është në pronësi të 47-vjeçarit, Ilir Markvukaj. Prej vitesh Markvukaj operon me disa biznese në Lezhë, si palestër, bar-kafe dhe së fundmi një fermë me kafshë.
“Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente