
Shpërndanin drogë në Durrës, pranga dy të rinjve
👁1182
Dy të rinj janë arrestuar në Durrës, pasi shpërndanin drogë në zona dhe ambiente të ndryshme të qytetit.
Në pranga kanë rënë shtetasit D. B., 23 vjeç, dhe H. Q., 25 vjeç, të dy banues në Hamallaj, Durrës.
Gjatë kontrollit fizik në automjetin e këtyre shtetasve u gjetën dhe skuestruan 80 doza të dyshuar kokaine gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel
Burimi