
SHBA shmang mbylljen e qeverisë, 10 senatorë demokratë i bashkohen republikanëve për të kaluar projekt-ligjin e financimit
Dhjetë demokratë të Senatit iu bashkuan republikanëve në një votim kyç procedural për të avancuar një projekt-ligj që përfundimisht shmang mbylljen e qeverisë në mesnatë, pavarësisht nga presioni i intensifikuar nga e gjithë Partia Demokratike për të bllokuar masën e financimit të republikanëve.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer dhe të tjerët votuan 62-38 për të çuar përpara projektligjin e shpenzimeve të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në një votim përfundimtar, teksa vetë presidenti, Donald Trump që lavdëroi Schumer.
Senatori Rand Paul i Kentakit ishte i vetmi republikan që votoi kundër avancimit të masës që do të financojë qeverinë deri më 30 shtator.
Tani që Senati ka kaluar këtë votim procedural, dhoma do të votojë për katër amendamentet në projektligjin e financimit të qeverisë dhe më pas do të marrë një votim përfundimtar për të.
Top Channel
Burimi