
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dëshmon në Gjykatën e Posaçme Festim Bexhdili: Ditën e ngjarjes erdhën 4 persona me maska dhe kërkuan…
Në gjykatën e posaçme dëshmoi Festim Bexhdili për rrëmbimin e Jan Prengës.
Procesi është hapur ndaj Altin Hajrit raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Ajo që u vu re është se prokurori Behar Dibra i drejtoi një numër të lartë pyetjesh të njëjta dëshmitarit çka solli reagimin e gjyqtarit i cili u tërhoqi vëmendjen prokurorit që të formulonte siç duhet pyetjet.
Prokurori: Ç’punë bëje te Golden në 2020?
Bexhdili: I bëja të gjitha. Kamarier, kopshtar. Më paguante halla ime, që nëna e Altin Hajrit.
Prokurori: Më herët ç’punë ke bërë?
Bexhdili: Kam punuar si ndihmës kuzhinier.
Prokurori: Kush ishte pronari i Golden?
Dëshmitari: Unë si pronar njoh Altin Hajrin. Me organizimin, prenotimin, merrej halla ime Hatixhja.
Prokurori – Ditën e ngjarjes ku u ndodheshe?
Dëshmitari- Jam gjendur në vendin e punës. Erdhën 4 persona, që si njihja. Te kompleksi u fut një makinë në garazh.
Bexhdili: Më kërkuan 4 bidona ujë dhe kam ikur.
Personat ishin me kapucë, si njihja.
Gjykata: Personat që hynë ishin në kapuçë?
-U çova ujë se isha i frikësuar. Edhe sot kam frikë.
-Më kanë futur ne hasmëri me persona kot. Më dënojnë burg përjetë prokurorët.
-Ndërhyn gjykata: Stë dënon prokurori, por gjykata.
-Kush e hap derën e kompleksit, ka roje?
-Dera ishte e hapur. Unë isha duke larë pishinën, kur hyri makina e bardhë Range e bardhë. Shkova dhe 4 personat ishin me kapuçë dhe nga frika iu çova ujë.
-Ishe vetëm?
-Po vetëm isha.
-Kishe mjet pune?
-Po kisha, po pastroja pishinën. E lashë te garazhi.
-Pate komunikim me këta persona?
-Më kërkuan vetëm ujë.
-I pyete ç’donin?
-Donin vetëm ujë.
-Na i përshkruaj?
-Si mbaj mend. Si njihja. S’di çtë them.
-Bënë ndonjë lëvizje?
-Sdi gjë.
-Lëvizën nga makina?
-Smë kujtohet. Se di.
-Njoftove njëri se kishin ardhur këta persona?
-Jo nuk njoftova asnjëri.
-Pasi iu çove ujin çfarë bëre?
-Se di nëse kam qëndruar apo ikur. Nga frika s’di çfarë kam bërë.
-Prokurori insiston të dijë se ua mori ose jo shishet, në një kohë që nuk pyet për pengun.
-Çfarë mbani mend se ndodhi pasi ata pine ujë?
-S’di gjë fare.
-Çfarë bëre pasi pe që pinë ujë?
-Ika të laj pishinën. U thashë të largohen. Kisha frikë se ishin me maska dhe me armë.
-Folën me ju?
-S’më kujtohet.
Top Channel
Burimi