
Rikthehen reshjet e dëborës në Kukës, termometri zbret në -4 gradë Celsius
Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe e shoqëruar me erë dhe reshje dëbore.
Ulja e menjëhershme e temperaturave me 15 gradë C ka sjell një çorientim të kushteve meteorologjike në këtë rajon. Stuhia, krahas erës e borës së dendur është shoqëruar edhe me rrezet e diellit.
Ndërkohë në qytet termometri ka zbritur në 0 gradë, ndërsa në lartësi mbi 700 m termometri ka zbritur -4 gradë ku trashësia e borës në zonat e Shishtavecit dhe Luginës së Valbonës varion 10-15 cm.
Në këtë periudhë fruti-kultura është në lulëzim si dardhët, qershitë, pjeshkët, kajsitë etj., por sipas specialistëve këto temperatura nuk shkaktojnë dëme.
Ndërsa lëvizja e mjeteve në rrugë ka qenë i lirë, përjashtuar zonat e larta ku drejtuesit e mjeteve duhet të kenë pajisjet dimërore.
Top Channel
Burimi