
“Rama ka frikë nga fjala e lirë”/ Berisha dhe mbështetësit marshojnë drejt Kryeministrisë
Kryedemokrati Sali Berisha doli nga banesa e tij pak minuta më parë dhe bashkë me mbështetësit po marshon drejt Kryeministrisë, aty ku pritet të nisë protesta kundër mbylljes së rrjetit social “TikTok”.
Ndërkohë, nënkryetari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një deklaratë të shkurtër për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama se dha vendimin për mbylljen e “TikTok”, ‘pasi ka frikë nga fjala e lirë’.
“Edi Rama këtë ka pasur për qëllim, të eliminojë çdo rrjet social që tregon të vërtetën. TikTok është një platformë që i çirret maska Edi Ramës. Çfarë do të bëjë, Rama do të mbetet në histori si armiku i fjalës së lirë dhe armiku i shqiptarëve në tërësi”, tha Noka.
Berisha ka ftuar të rinjtë të marrin pjesë në tubim, për të kërkuar heqjen e vendimit për mbylljen e “TikTok”. Të protestojmë kundër censurës, u shpreh ai një ditë më parë.
Top Channel
Burimi