Qeveria portugeze drejt kolapsit, kryeministri Montenegro humb mocionin e mosbesimit

Qeveria portugeze drejt kolapsit, kryeministri Montenegro humb mocionin e mosbesimit

Parlamenti i Portugalisë hodhi poshtë të martën një mocion mosbesimi kundër qeverisë së pakicës së qendrës së djathtë, duke bërë që ajo të shembet pas vetëm 11 muajsh në detyrë dhe me gjasë të shkaktojë zgjedhje të parakohshme, të tretat në vend në vetëm tre vite.

Ligjvënësit votuan 142 pro dhe 88 për të hedhur poshtë mocionin e paraqitur nga kryeministri, Luiz Montenegro.
Të enjten e kaluar pasi opozita vuri në pikëpyetje integritetin e tij lidhur me marrëveshjet e një firme konsulence që ai themeloi dhe tani drejtohet nga djemtë e tij.
Presidenti i vendit Marcelo Rebelo de Sousa pritet të shpallë zgjedhje të reja parlamentare pas një raundi konsultimesh që mund të mbahen në ditët në vijim. Ai tha se zgjedhjet mund të mbahen në mes të majit.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente