
Qëllohet me automatik depoja farmaceutike në autostradën Tiranë-Durrës/ Zbardhen detaje të reja, 30 plumba drejt godinës
Detaje të reja janë zbuluar nga të shtënat me armë në depon farmaceutike në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës.
Gazetarja e Top Channel, Kleida Muka, raporton se kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen.
Një mjet ka kaluar përpara biznesit rreth orës 2 pas mesnatës dhe më pas persona të paidentifikuar kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri.
Më pas makina ka ndaluar, në momentin që kanë përfunduar të shtënat.
Pas kësaj autorët janë larguar, në drejtim të rrugës së Vorës.
Raportohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 30 gëzhoja.
Nga breshëria e plumbave nuk ka të lënduar, ndërsa është dëmtuar fasada prej xhami e godinës.
Lexo edhe: Qëllohet me breshëri plumbash depoja farmaceutike në autostradën Tiranë-Durrës
Top Channel
Burimi