
“Putin nuk do të heqë dorë nga territoret e marra”, ish-diplomatja e BE: Rusia nuk e do Zelenskyn në krye të Ukrainës
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk pret të heqë dorë nga rajonet e Ukrainës si pjesë e një marrëveshjeje paqeje dhe nuk pret që Volodymyr Zelensky të mbetet president i Ukrainës për shumë kohë.
Baronesha Catherine Ashton, ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për punët e jashtme, tha se konferenca për shtyp e kësaj pasdite me Putinin dhe Alexander Lukashenko, presidentin e Bjellorusisë, ishte “me të vërtetë interesante”.
Ajo tha se Putin “thotë se e mbështet idenë e një armëpushimi”. Megjithatë, çfarë vjen pas është një “seri e tërë detajesh”.
Këto përfshijnë: “Kush e monitoron armëpushimin, si do ta dimë kur shkelet, çfarë ndodh nëse shkelet, a çon në bisedime për paqe, si duket dhe kush është në dhomë?”
Ekziston edhe çështja e Rusisë që ” do të sigurohet se është në pozicionin më të mirë të mundshëm”.
“Çështje të tilla do të çojnë në “biseda shumë të vështira, mendoj, për të dërguarin amerikan që do të ketë këtë mbrëmje. Negociatat po krijohen ashtu siç vendos Rusia dhe Amerika. Putin pret që Zelensky të mos jetë në krye të Ukrainës” më pas. Dhe ai nuk pret t’i kthejë Ukrainës pjesë të Ukrainës”, komentoi Ashton.
Top Channel
Burimi