PS depoziton në Kuvend projektligjin për Kodin Zgjedhor, zbulohet propozimi i ri për herësin në ndarjen e mandateve

PS depoziton në Kuvend projektligjin për Kodin Zgjedhor, zbulohet propozimi i ri për herësin në ndarjen e mandateve

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend projektligjin për Kodin Zgjedhor, duke propozuar edhe një ndryshim për përcaktimin e herësit në ndarjen e mandateve.

Ndryshimet mbajnë firmat e 7 deputetëve të PS, Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka, Blerina Gjylameti, Toni Gogu,  Klevis Xhoxhi dhe Arben Pëllumbi, teksa propozohet që regjistrimi, organizimi dhe votimi i diasporës të organizohet nga KQZ.
Po ashtu, për herësin propozohet që në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi i ndarjes së mandateve.

“Herësi i ndarjes së mandateve është numri që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit zgjedhor me numrin e mandateve të fituara nga subjekti përkatës sipas nenit 162 të këtij Kodi dhe pjesëtuar me 1.5. Në çdo rast, herësi i ndarjes së mandateve nuk mund të jetë më shumë se 7 000 vota.
Në rast se herësi i ndarjes së mandateve që përfitohet nga pjesëtimi si më lart është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.” organizohet dhe administrohet nga KQZ-ja në të gjithë komponentët e tij, pasi Rregullatori të ketë miratuar të gjitha aktet nënligjore që kërkohen për votimin nga jashtë vendit, sipas këtij Kodi”, sqarohet më tej.

Top Channel
Burimi