“Prokuroria të thotë ku janë përgjegjësitë e ministrit”, Mediu për dosjen ‘Gërdeci’: Ku është ndershmëria me procesin?

“Prokuroria të thotë ku janë përgjegjësitë e ministrit”, Mediu për dosjen ‘Gërdeci’: Ku është ndershmëria me procesin?

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, në një deklaratë për mediat pas shtyrjes së gjyqit për “Gërdecin”, kërkoi të tijë nga Prokuroria se “kush janë përgjegjësitë e ministrit”. 

“Prokuroria ka ndërtuar akuzën dhe duhet të thotë aktet që janë bërë në 2008-2009 me një grup të akuzuarish 24 prej të cilëve janë të dënuar, duhet të thotë që për këtë akt ku janë përgjegjësitë e ministrit. Prokurori siç e tha në fund këto janë elementë që duhen shqyrtuar, të thotë edhe aktet që ka vepruar ministri që kanë ardhur këto dëme sipas supozimit të prokurorisë. Kjo është ndershmëria në raport me procesin”, tha Mediu.
Në gjyqin që ndodhi sot, pesë ekspertë të thirrur nga gjykata për gjyqin kundër Mediut iu përgjigjën pyetjeve të mbrojtjes për aktekspertimin ekonomiko financiar.

Disa orë pas seancës, gjyqi u shty dhe u caktua për datën 17 korrik, ora 09:00 për seancën e radhës. Deri nesër në orën 16:00 palët do duhet të kenë dorëzuar pyetjet me shkrim, dhe ekspertët e thirrur nga gjykata për Gërdecin, do të duhet të jenë përgjigjur me shkrim në datë 17.

Top Channel
Burimi