Pragndeshja me Spanjën, deputetët braktisin Kuvendin ditën kur diskutohet për problemet e elektoratit
👁2278
Seanca plenare në parlament, dedikuar sjelljes së shqetësimit të qytetarëve, jo vetëm që nisi 30 minuta më vonesë për mungesë kuorumi, por pati pjesëmarrje me pakicë.
Morën pjesë vetëm 6 ministra pasi shumica kolegëve të tyre ndodhen në Gjermani për të parë ndeshjen e kombëtares kundra Spanjës.
Pas më shumë se dy orësh nga nisja e seancës, shumica e deputetëve dhe disa ministra e kanë braktisur sallën, në prag të ndeshjes së Kombëtares me Spanjën.
Top Channel
Burimi