Personat me aftësi të kufizuara ende paragjykohen, në Elbasan vetëm 12 persona me aftësi ndryshe fituan një vend pune
Punësimi arrin të ndryshojë 100% jetën e një personi me aftësi ndryshe duke e integruar në shoqëri, duke i bërë ballë nevojave të veta e të familjes dhe duke i dhënë fund varësisë nga persona të tretë.
Avdije Hasa prej 6 vitesh ka arritur të punësohet, por rruga nuk ka qenë e lehtë, pasi personat me aftësi ndryshe ende përballen me paragjykimin.
“Persona me aftësi të kufizuar përballen me shumë vështirësi për t’u punësuar, sepse vështirësia qëndron te punëdhënësi. Duke qenë se nuk bëhet një intervistë e mirëfilltë, ose të shpjegohen pozicionet e lira”, thotë Hasa.
Për vitin 2024 në zyrën e punës në Elbasan aplikuan për punë 64 persona, 12 arritën të punësoheshin. Programi i nxitjes së punësimit parashikon mbështetje për bizneset që punësojnë këtë kategori.
Marsida Hyseni shprehet: “Programet e nxitjes së punësimit kanë vite që implementohen pranë zyrave të punës dhe ka qenë gjithmonë kategoria e veçantë, kategoria PAK, e cila përfiton 6 muaj pagesë nga institucionet e zyrës së punës drejt subjektit, i cili pranon një kategori Pak”.
Ligji përcakton në 24 të punësuar, njëri duhet të jetë me aftësi ndryshe. Por punëdhënësit shqiptarë janë ende larg zbatimit të tij.
Top Channel
Burimi