Përkeqësimi i kushteve të motit/ Anulohet linja Vlorë-Brindisi-Vlorë dhe dalja në det e mjeteve të vogla

Përkeqësimi i kushteve të motit/ Anulohet linja Vlorë-Brindisi-Vlorë dhe dalja në det e mjeteve të vogla

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të anulohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare, që pritet të ndodhë pas orës 22:00 të datës 24.03.2025.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe të marrin masat për sigurimin e tyre.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të ndodhë pas orës 08:00 të datës 25.03.2025.
Është ndaluar paisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, të cilat operojnë në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 e datës 23.03.2025.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 23-25.03.2025, duke filluar nga ora 08:00 e datës 23.03.2025, në drejtimin JUG-JUG-LINDJE, me forcën deri në 8-9 Bft, shpejtësi ere deri në 25-40 m/s dhe lartësi dallgësh nga 2.50 deri në 4.50 metra.

Top Channel
Burimi