
“Për dibranët paska qenë kjo jetë”, Rama inspekton kantierin e dy tuneleve që do të lidhin Elbasanin me Librazhdin
👁1032
Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrat Arbjan Mazniku dhe Bora Muzhaqi inspektuan një nga kantierët më të rëndësishëm të Korridorit VIII, aty ku po ndërtohen dy tunele me 1.1 km gjatësi.
Këto tunele do të lidhin Elbasanin me Librazhdin.
Sipas informacioneve, ky investim do të përfundojë në fund të këtij viti.
“E dëgjoni ju dibranët se për ju ka qenë kjo jetë, mirë Rruga e Arbrit, por do dilni edhe tek Liqeni i Pogradecit me shpejtësi”, tha Rama.
Top Channel
Burimi