Pentagoni “fshesë” 60 mijë punonjësve! Cilat janë kategoritë e atyre që do pushohen nga puna

Pentagoni “fshesë” 60 mijë punonjësve! Cilat janë kategoritë e atyre që do pushohen nga puna

Pentagoni raportohet se po kërkon të ulë forcën e punonjës civilë me të paktën 50,000 deri 60,000 persona.

Mediat ndërkombëtare citojnë një zyrtar të lartë të mbrojtjes i cili thotë se ulja me 8% e punonjësve nuk është drastike.
“Shifra duket e lartë, por duhet të fokusohemi tek përqindja, një ulje prej 5% deri 8% nuk është diçka drastike. Kjo mund të bëhet pa ndikuar negativisht në gatishmërinë e forcave, për t’u siguruar që burimet tona janë të alokuara drejt qëllimeve të duhura.”
Pritet që këto shkurtime të vijnë përmes ngrirjes së punësimeve, largimit të punonjësve në periudhën me më pak se një apo dy vjet shërbim, dhe nga persona që do të pranojnë një ofertë për të dhënë dorëheqjen me pagë të plotë deri në fund të shtatorit.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente