PD ia lë sërish Himarën PBDNJ-së, ja emri i opozitës përballë Vangjel Tavos
Opozita vendosi të surprizojë me garën për Himarën duke vendosur si kandidat jo një minoritar, por një emigrant nga Amerika i njohur në vendlindjen e tij Drimadhë për bizneset e tij.
Vangjel Dule ka në plan të “rrëmbejë” votat e himariotëve me sipërmarrësin shqiptaro amerikane Petro Gjikuria në zgjedhjet që do zhvillohen me vapën përvëluese të gushtit.
Partia Demokratike vendosi t’ia lërë edhe këtë herë aleatit të tij PBDNJ ekskluzivitetin e kandidatit për Himarën, duke mbështetur emrin e propozuar prej tij.
Negociatat nuk kanë qenë të vështira. Vangjel Dule ka shkuar me disa propozime një ditë më parë në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka, i cili në emër të Partisë Demokratike ka dhënë bekimin për emrin e Gjikurisë i cili në garën e 4 gushtit do të ketë përballë rivalin e Partisë Socialiste Vangjel Tavo.
Edhe pse djali i Fredi Belerit kishte shprehur dëshirën për të vijuar udhën e ndërprerë të babait, ajo e tij mbeti vetëm një dëshirë pasi në fund u vendos që në zgjedhjet për Himarë të garojë një tjetër Petro, ai me mbiemër Gjikuria, anëtar i Federatës Panepiriote.
Arrestimi i Fredi Belerit i hapi rrugë zgjedhjeve në Himarë, e cila pritet të jetë sërish vatër e nxehtë e konfliktit politik jo vetëm për kohën kur himariotët do i drejtohen kutive të votimit në pikun e sezonit turistik por edhe për shkak të kontestimit të opozitës për mënyrën e procedurave që u ndjek shpalljen e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës ndaj të cilit u bë dhe një padi.
Top Channel
Burimi