PD ia lë sërish Himarën PBDNJ-së, ja emri i opozitës përballë Vangjel Tavos
Petro Gjikuria është kandidati i opozitës për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, i cili do të garojë përballë Vangjel Tavos.
Një ditë më parë Vangjel Dule kreu i PBDNJ-së i shkoi në zyre sekretarit të përgjithshëm të PD Flamur Noka për të diskutuar mbi emrat e mundshëm për garën 4 gushtit.
Pritet që nesër Dule të dalë në konferencë dhe të zyrtarizojë kandidatin e opozitës për bashkinë e Himarës.
Gjikuria është nga Drimadha, por ka jetuar jashtë vendit për shumë vite. Sipas informacioneve, ai gjithashtu ka një biznes në Amerikë dhe është pjesë e Federatës panepiriote greke.
Zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë do të mbahen më 4 gusht, pasi KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg për korrupsion në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit 2023.
Top Channel
Burimi