
Parlamenti hungarez voton pro ligjit që ndalon “Paradën e Krenarisë”, opozita vendos himnin rus gjatë seancës
Parlamenti hungarez miratoi sot një ligj që ndalon paradat e komunitetit LGBTQ+ .
Drafti “ndalon mbajtjen e një tubimi që shkel ligjin” e vitit 2021, sipas të cilit nuk mund të promovohet “homoseksualiteti dhe ndryshimi i gjinisë” tek të miturit.
Projektligji, i paraqitur dje, u miratua me një procedurë të jashtëzakonshme me shumicë të madhe nga koalicioni qeverisës i mbështetur nga deputetët e ekstremit të djathtë 136 vota pro dhe 27 kundër.
Opozita ndërpreu votimin duke hedhur bomba tymuese dhe duke transmetuar himnin kombëtar rus.
Legjislacioni, i cili ndryshon ligjin për lirinë e tubimit, synon të sigurojë që të mund të ndodhin vetëm ngjarje “që respektojnë të drejtat e fëmijëve për zhvillimin e duhur fizik, mendor dhe moral”.
Pjesëmarrësit në marsh rrezikojnë një gjobë deri në 500 euro, një shumë “që do të shkojë për qëllime të mbrojtjes së fëmijëve”. Policia do të jetë në gjendje të identifikojë shkelësit përmes mjeteve të njohjes së fytyrës.
Top Channel
Burimi