
Papa Françesku feston vitin e tij të 12-të si udhëheqës i Kishës Katolike, Vatikani shpërndan mesazhin zanor të tij
Teksa Papa Françesku, 88-vjeçar vazhdon të shërohet nga pneumonia e dyfishtë në spitalin Gemelli të Romës, ai ka mbushur 12 vjet si Papë.
Papa u shtrua në spital më 14 shkurt pas disa ditësh problematike nga bronkiti.
Pasi kapërceu fazën më kritike të sëmundjes së tij, Papa u dërgoi një audio mesazh besimtarëve që po luteshin për të në sheshin e Shën Pjetrit më 6 mars. “Ju falënderoj nga zemra për lutjet tuaja për shëndetin tim nga Sheshi. Unë ju shoqëroj nga këtu. Zoti ju bekoftë dhe Zoja Mari ju ruajt. Faleminderit”, tha ai në spanjisht.
Siç theksohet në Vatican News, përpara se të shfaqej problemi i rëndë shëndetësor, Papa kishte recituar lutjen Angelus ose Regina Coeli 45 herë me besimtarët, kishte mbajtur 32 Audienca të Përgjithshme, kishte kryesuar mbi 30 Liturgji Hyjnore dhe kishte mbajtur pothuajse 230 takime.
Në vigjilje të Krishtlindjeve ai hapi Derën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, duke përuruar vitin Jubile të Shpresës. Dy ditë më vonë, ai hapi Derën e Shenjtë në burgjet Rebibbia, duke e zgjatur simbolikisht vitin Jubile në ato aspekte të jetës që kanë më shumë nevojë për pajtim.
Përveç kësaj, tetorin e kaluar, Papa Françesku udhëhoqi Sinodin përfundimtar, duke përfunduar një proces tre-vjeçar që synon të angazhojë të gjitha palët e Kishës në diskutime mbi dëgjimin dhe pjesëmarrjen.
Në shtator, Papa ndërmori Udhëtimin e tij më të gjatë Apostolik deri më sot, duke vizituar Indonezinë, Papua Guinenë e Re, Timorin Lindor dhe Singaporin. Po atë muaj, ai vizitoi Luksemburgun dhe Belgjikën, dhe në dhjetor, ai udhëtoi në ishullin francez të Korsikës.
Ati i Shenjtë bëri gjithashtu tre vizita baritore në Venedik, Verona dhe Trieste midis majit dhe korrikut.
Top Channel
Burimi