Organizonte lotari në një lokal në Kamëz, përfundon në pranga 24-vjeçari, në kërkim një tjetër
Një 24-vjeçar, E, L., ka përfunduar në pranga pasi u kap në flagrancë duke organizuar lotari të palejuara, në një lokal në Kamëz.
Pronari i lokalit, A. K., 35 vjeç, i cili e kishte përshtatur lokalin për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit është shpallur në kërkim.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., në rrugën “Donald Trump”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 tavolinë pokeri, çipsa, celularë dhe letra bixhozi, të cilat shtetasi E. L., punonjës i lokalit, i përdorte për organizimin e lojërave të fatit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Game over’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel
Burimi