![Opinion nga Komisioni i Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës, reagon PD: Kërkesa e mazhorancës e paligjshme dhe qesharake](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/opinion-nga-komisioni-i-venecias-per-mandatin-e-olta-xhackes-reagon-pd-kerkesa-e-mazhorances-e-paligjshme-dhe-qesharake_668c349f5c857.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Opinion nga Komisioni i Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës, reagon PD: Kërkesa e mazhorancës e paligjshme dhe qesharake
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi e ka konsideruar të paligjshme kërkesën e mazhorancës në Kuvend drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me një kërkesë për opinion nga Komisioni i Venecias lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
“Mazhoranca socialiste i kërkon GjK të marrë një opinion këshillimor nga KV se si duhet gjyqtarët kushtetues ta lexojnë vendimin e tyre nr. 1/2023 për mandatin e deputetes strategjike Olta Xhaçka. Kërkesa përveçse e paligjshme, është qesharake deri në absdurditet!
Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Asnjë vonesë e mëtejshme nuk mund të tolerohet dhe do të ishte fundi i kushtetutshmërisë në vend!”-shkruan Bardhi në “X”.
Mazhoranca socialiste i kërkon GjK të marrë një opinion këshillimor nga KV se si duhet gjyqtarët kushtetues ta lexojnë vendimin e tyre nr. 1/2023 për mandatin e deputetes strategjike Olta Xhaçka. Kërkesa përveçse e paligjshme, është qesharake deri në absdurditet!
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) July 8, 2024
Top Channel
Burimi