“Objekt i vizitës sundimi i ligjit dhe parimet e qeverisjes së mirë”, prokurorë e gjyqtarë amerikanë zbarkojnë në Tiranë. Takime me SPAK e GJKKO
Prokurorë e gjyqtarë të SHBA mbërritën sot në Tiranë, për t’u takuar me zyrtarë të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale, por edhe institucionet e tjera të drejtësisë.
Në një njoftim në Facebook, ambasada shkruan se “priti të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby, nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.”
“Gjatë pesë ditëve në Shqipëri, ata do të takohen me prokurorë e gjyqtarë të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale, si dhe me zyrtarë të institucioneve të tjera të drejtësisë për t’u shkëmbyer mbi sundimin e ligjit dhe parimet e qeverisjes së mirë.
Vizita e gjyqtarëve dhe prokurorëve përforcon mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri”, thuhet më tej në njoftim.
Top Channel
Burimi