“Nuk përballojmë dot jetesën”, punonjësit e Kuvendit në Kosovë në protestë për pagat

“Nuk përballojmë dot jetesën”, punonjësit e Kuvendit në Kosovë në protestë për pagat

Punëtorët teknik të Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë protestuar këtë të martë.

Para parlamentit të vendit ata kanë kërkuar paga më të larta.
“Ne kemi kërkuar të na rriten pagat, kemi biseduar me drejtorin, sekretarin, na kanë thënë që ekziston mundësia me u rritë paga, por neve operatori ekonomik nuk na është përgjigjur. Ne nuk mund të punojmë me 275 euro, kemi me udhëtuar, me ushqim, ne po kërkojmë vetëm atë që na takon”, tha Nazife Krasniqi, punëtore e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se kompania e kontraktuar nga Kuvendi i Kosovës për këto shërbime paguhet 18 mijë euro e vetëm 1/3 e kësaj shume ndahet për pagesat e punëtorëve.
“Shuma të cilën Kuvendi ia përcjellë kompanisë është 18 mijë euro, shuma që kompania i paguan punëtorët është gjashtë mijë euro, tre herë më shumë fiton pronari sipas llogarive tona”, tha Jusuf Azemi,  Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.
Punëtorët teknik kanë paralajmëruar edhe mosdhënie të shërbimeve në rast se nuk rriten pagat e tyre. Punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës paguhen 275 euro në muaj tash e gjashtë vjet.

Top Channel
Burimi