
Nuk iu bind urdhrit të policit për të ndaluar dhe më pas e goditi, pranga 31-vjeçarit në Tiranë
Një 31-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë pasi nuk iu bind urdhrit të efektivit të Policisë Rrugore për të ndaluar dhe më pas e goditi këtë të fundit.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme te rrethrrotullimi i Unazës së Re në rrugë “Sotir Caci”.
Polici i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pasi ka konstatuar lëvizje të pakontrolluara në rrugë. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen. Duke vijuar lëvizjen, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën. Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe ndaluar automjetin, dhe i ka kërkuar drejtuesit, t’i paraqesë dokumentacionin. Drejtuesi i automjetit e ka kundërshtuar dhe më pas e ka goditur punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel
Burimi